Të hënën do të fillojë punimet në Pekin Sesioni i 5-të i Legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Zëdhënësi Li Zhaoxing, njoftoi se sesioni do të fillojë punimet më datë 5 mars dhe do t'i mbyllë ato më 14 mars.
Gjatë 9 ditëve të sesionit, Asambleja do të dëgjojë dhe shqyrtojë raportin e punës së qeverisë, kontrollin dhe miratimin e raportit të planit, kontrollin dhe miratimin e raportit të buxhetit, shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale si edhe shqyrtimin e raportit të Prokurorisë së Popullit. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)