Zëdhënësi i sesionit të 5-të vjetor të legjislaturës së 11-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Zhao Qizheng u shpreh për shtypin se Wang Lijun-i, ish-drejtori i policisë së qytetit Chongqing, ndodhet nën hetim nga sektorët përkatës. Për këtë arsye, z. Wang, që duhej të ndiqte këtë sesion, kërkoi leje për të mos marrë pjesë në të.
Z. Zhao tha se në njoftimet e disa medieve rreth problemit të Wang Lijun-it ka informacion të mangët e ndonjëherë madje edhe qesharak. Problemi i Wang Lijun-it është një rast i veçuar që s'ka nevojë për hamendësime të tjera.
(Çan Yean/Artani)