PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar tregon interes për "dy sesionet e Kinës"
2012-03-02 10:41:14 cri komenti juaj Printoni

Sesioni i 5-të i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 11-të dhe sesioni i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, ndryshe quhen "dy sesionet e Kinës" dhe që do të hapen në datën 3 mars e 5 mars në Pekin, kanë tërhequr vëmendje nga e gjithë bota.

Në gazetën e Singaporit "Lianhe Zaobao" shkruhet që sipas medieve zyrtare të Kinës, çështjet më të debatuara ndër përdoruesit e internetit janë "sigurimet shoqërore", "shpërndarja e të ardhurave" dhe "administrimi shoqëror". Kjo reflekton ndjeshmërinë e popullit për çështjet thelbësore lidhur me interesat individuale.

Sipas drejtorit të Qendrës së Bashkëpunimit Tregtar Rusi-Kinë, ekonomia kineze tashmë është bërë një motor i rëndësishëm i rritjes së ekonomisë botërore. Me thellimin e krizës financiare botërore dhe debatet e nxehta lidhur me reformën e ekonomisë kineze, kuptohet pse komuniteti ndërkombëtar i kushton shumë vëmendje përfundimeve që do të dalin nga "dy sesionet e Kinës".

Ndërsa, Rrjeti Transmetues Britanik BBC vlerësoi lart politikën e re të Kinës, duke komentuar që kjo politikë tregon përpjekjet e vendosmërinë e qeverisë kineze për heqjen e pabarazisë midis banorëve të qytetit dhe të fshatit. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China