Sipas njoftimeve nga mediet siriane forcat qeveritare po vazhdojnë misionin e tyre për spastrimin e kryengritësve.
Sulmet e vazhdueshme kanë përshkallëzuar krizën humanitare në Siri. Sipas statistikave të fundit, numri i refugjatëve në veri të këtij vendi ka arritur në rreth 7000 persona.
Ndërkohë, qeveria zviceriane u shpreh se për shkak të gjendjes së sigurisë, Zvicra ka vendosur të mbyllë ambasadën në Damask. (Fani/Albana)