PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja deklaron 7500 të vdekur në Siri
2012-02-29 14:22:30 cri komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi mori pjesë në një konferencë telefonike me kreun e Lidhjes Arabe dhe homologët e tij nga vendet arabe në lidhje me Sirinë.

Yang Jiechi sqaroi qëndrimin e Kinës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje paqësore për Sirinë me qëllim kryesor dërgimin e ndihmave humanitare bë vend.

Në të njëjtën kohë, shefi i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së (UNHCR), lëshoi një thirrje të re për vendosjen e armëpushimit.

Komentet e Navi Pillay-as erdhën gjatë mbledhjes urgjente të UNHCR-së, të martën në Gjenevë.

"Tani më shumë se kurdoherë, ata që kryejnë mizori në Siri duhet ta kuptojnë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojnë duar kryq duke vëzhguar këtë masakër ndërsa veprimet dhe vendimet e tyre sot nuk do të mbeten pa u ndëshkuar."

Ambasadori i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Fayssal al-Hamwi.

"Thirrja për mbajtjen e këtij sesioni është pjesë e një plani të paracaktuar. Ka për qëllim të sulmojë shtetin e Sirisë dhe institucionet e tij nën pretekstin e ndihmës humanitare. Ne nuk e njohim legjitimitetin e këtij sesioni dhe rezolutën keqdashëse e të paragjykuar që ai mund të miratojë."

Në shenjë proteste pas deklaratës, diplomati sirian e la sallën e takimit.

Sipas Kombeve të Bashkuara deri tani "mbi 7500 njerëz" janë vrarë në Siri gjatë protestave antiqeveritare që vazhdojnë prej një viti.

Kjo shifër e tejkalon vlerësimin e mëparshëm të OKB-së me rreth një të tretën.

Ndërkohë, qeveria franceze thotë se do të ketë një përpjekje të tretë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kaluar një rezolutë për Sirinë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China