Presidenti sirian Bashar al-Asad dekretoi kushtetutën e re të vendit. Sipas Agjencisë shtetërore të Lajmeve të Sirisë, al-Asad deklaroi se kushtetuta hyri në fuqi të hënën, menjëherë pas publikimit të rezultateve të referendumit që u zhvillua për ligjin themeltar të shtetit.
Zgjedhjet parlamentare në Siri do të zhvillohen brenda 90 ditësh, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)