Kushtetuta e Sirisë u miratua zyrtarisht. Ministri i Brendshëm sirian tha se rreth 89 për qind e votuesve e mbështeten draftin e ri kushtetues.
Sipas kushtetutës së re presidenti mund të qëndrojnë në pushtet për dy mandate 7-vjeçare.
Në të njëjtën kohë, kushtetuta e re do të thyeje monopolin qeverisës së partisë në pushtetet Ba'ath dhe përcakton kohën për mbajtjen e zgjedhjeve shumëpartiake.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei tha se Kina e e njeh rezultatin e referendumit sirian.
"Ne shpresojmë se referendumi është në favor të shtyrjes përpara të reformave dhe progresit, i hap derën dialogut politik dhe plotëson dëshirën e popullit sirian për ndryshim dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Ne shpresojmë se palët e ndryshme në Siri do të bëjnë përpjekje që të lehtësojnë situatën e tensionuar sa më shpejt që të jetë e mundur."
Por rezultati i referendumit shihet me skepticizëm nga opozita siriane.
Bassam Imadi është anëtar i Këshillit Kombëtar Sirian.
"Referendumi është një farsë e vërtetë, një komedi e inskenuar nga regjimi. Të gjithë e dinë se të ashtuquajturat reforma janë një masë për të bindur botën se Siria po ndryshon dhe pushteti po përpiqet të ndërmarrë reforma që mund të transformojnë vendin nga një diktaturë në një demokraci dhe kjo nuk ka për të funksionuar."
Në të njëjtën kohë Bashkimi Europian ndaloi tregtinë e floririt, metaleve të çmuara dhe diamanteve me kompanitë shtetërore dhe bankën qendrore
Të 27 anëtarët e blloku ngrinë gjithashtu asetet e Bankës Qendrore të Sirisë me BE-në, por tregtia e ligjshme do të vazhdojë nën rregulla të forta. (Leftion Peristeri)