Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi zhvilloi një bisedë telefonike me Kofi Annan, të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për krizën e Sirisë.
Ministri Yang theksoi zgjedhja e çështjes siriane në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut përputhet me interesat e përbashkëta të popullit sirian dhe komunitetit ndërkombëtar.
"Kina i bëri thirrje qeverisë siriane dhe fraksioneve të ndryshme politike të ndalin përdorin e dhunës dhe të nisin sa më shpejt dialogun politik për arritjen e një konsensusi të pranueshëm për çdo palë," theksoi Yang Jiechi.
Duke vlerësuar përpjekjet e Kinës lidhur më këtë çështje, zoti Annan u shpreh se e respekton qëndrimin e Kinës dhe dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me të. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)