Hong Lei theksoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, si një organizatë ndërkombëtare me autoritet në fushën e shfrytëzimit paqësor të energjisë bërthamore, ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në trajtimin e problemit bërthamor iranian dhe duhet të vazhdojë të punojë për zhvillimin e dialogut dhe të bashkëpunimit me Iranin. Ndërsa Irani nga ana e tij duhet të vazhdojë të tregojë sinqeritet dhe të forcojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. (Sihai/Artani)