PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shanxi, 1.8 mld juanë për të ndërtuar "Kryeqytetin Lindor Budist"
2012-02-27 16:29:31 cri komenti juaj Printoni

Provinca Shanxi në veri të Kinës po planifikon investimin e

1.8 miliardë juanëve (286 milionë USD) në 14 projekte për transformimin e malit Wutai në 'Kryeqytetin Lindor të Budizmit'.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua, plani synon të përmbushë kriteret për ta klasifikuar nga UNESCO-ja si "Pasuri e Trashëgimisë Botërore" si edhe transformimin e malit Wutai në një qendër të rëndësishme turistike të kulturës budiste.

Projekti përfshin riparimin dhe mbrojtjen e relikteve dhe vendbanimeve historike; zbatimin e normave të sigurisë; përmirësimin e mjedisit rrethues; zhvendosjen e banorëve përreth; ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme; ndërtimin e muzeut të budizmit dhe gjeologjisë si edhe ndërtimin e një teatri të operës dhe kinema.

Shumica e projekteve filluan në vitin 2011, me qëllim përfundimin midis vitit 2013 dhe 2014.

Mali Wutai është një prej 'katër maleve budiste' në Kinë. Me 2000 vjet histori të shkuar, është vendndodhja e tempujve më të hershëm në Kinë. Momentalisht aty kanë mbetur 47 tempuj. Mali Wutai është klasifikuar si 'Pasuri e Trashëgimisë Botërore' në vitin 2009. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China