PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani: Nuk ndërpresim furnizimin me naftë për Greqinë
2012-02-27 10:46:40 cri komenti juaj Printoni

Një zyrtar i Kompanisë Kombëtare Iraniane të Naftës mohoi se Irani ka refuzuar furnizimin e Greqisë me 500 mijë fuçi naftë.

Mediet iraniane, duke cituar fjalët e këtij zyrtari, bënë të ditur se Irani po vazhdon të eksportojë naftë për konsumatorë të huaj dhe nuk ka ndërprerë asnjëherë eksportin e naftës së papërpunuar për Greqinë.

Disa ditë më parë një zyrtar i Ministrisë iraniane të Naftës u shpreh se nëse Bashkimi Europian do të vazhdojë veprimet "armiqësore", Irani do të ndërpresë eksportin e naftës për Portugalinë, Spanjën, Italinë, Greqinë, Gjermaninë dhe Holandën. Sipas këtij zyrtari, vendet që duan të importojnë naftë nga Irani duhet të nënshkruajnë kontratë afatgjatë pa parakushte. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China