FMN-ja: Po planifikojmë shumën për paketën e re të Greqisë
Marrëveshja për paketën e re të ndihmës për Greqinë është gati, por FMN-ja nuk ka vendosur akoma për shumën e parave për këtë paketë. Këtë e deklaroi të enjten zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Gerry Rice gjatë një konference shtypi.
Ai shtoi se në se qeveria greke do të angazhojë zhvillimin e reformës dhe kreditorët privatë do të pranojnë të ulin vlerën e borxhit grek, atëherë FMN-ja do të përcaktojë shumën konkrete të paketës së re të ndihmës. (Du/Albana)