PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA, keqardhje për rezultatin e bisedimeve Iran-IAEA
2012-02-23 10:29:27 cri komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney shprehu keqardhjen e SHBA-së për bisedimet mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), të cilat nuk patën asnjë rezultat konkret.

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura mbi çështjen bërthamore të Iranit, të mërkurën, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore publikoi një deklaratë, ku thuhet se pati dallime mes palëve për vizitën e delegacionit të kësaj agjencie në bazën ushtarake të Parchinit.

Zëdhënësi Carney tha në një konferencë për shtyp se megjithëse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore mund të vizitojë bazat bërthamore në Qom dhe Natanz, kërkesat për të inspektuar bazat e tjera janë refuzuar nga pala iraniane. Sipas Carney, kjo tregon se Irani ende refuzon të përmbushë detyrimet ndërkombëtare. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China