Pala kineze dëshiron që vendet përkatëse të bëjnë përpjekje konstruktive për të rifilluar sa më parë dialogun rreth çështjes bërthamore të Iranit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei i tha këto ditën e sotme në Pekin. Ai theksoi gjithashtu edhe dëshirën që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) të vazhdojë bashkëpunimin me palën iraniane për të rivendosur besimin e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Iranit.
Herman Nackaerts, funksionar i ekipit të ANEB-it, u shpreh të mërkurën se të dyja palët dështuan në arritjen e një konsensusi për disa çështje të pazgjidhura që kanë të bëjnë me programin bërthamor iranian.
ANEB është e pakënaqur dhe e zhgënjyer për faktin që pala iraniane refuzoi që ekspertët të afroheshin tek kompleksi ushtarak Parchin.
(Çan Yean/Albana)