Mijëra fansa ishin të pranishëm në qendrën "Mastercard" të Pekinit për t'i dhënë lamtumirën grupit muzikor "Westlife".
Koncerti ishte nisja e turneut të lamtumirës së grupit të njohur irlandez të përbërë vetëm nga djem.
Një nga pjesëtarët e grupit, Kian Egan tha se kanë kaluar mirë gjatë koncerteve në Kinë dhe se donin të kremtonin turneun final edhe në këtë vend.
"Westlife" interpretoi 14 nga hitet më të njohura, që u mirëpritën me entuziazëm nga spektatorët.
Ndërsa pjestarët e grupit përshëndetën të pranishmit në sallë edhe duke thënë: "E duam Pekinit, e duam Kinën" gjatë performancës së tyre.
Biletat për koncertin e "Westlife" u shitën të gjitha një muaj më parë, ndërsa çmimet shkuan deri në 1300 juanë (200 dollarë amerikanë). (Ardi Pulaj)