Nënkryetari kinez i tha këto gjatë takimit me presidentin turk Abdullah Gyl, duke shtuar njëkohësisht se Kina i mbështet vendet e rajonit që t'i trajtojnë vetë çështjet e tyre të brendshme.
Ndërsa lideri turk u shpreh se vendi i tij dëshiron të forcojë bashkëpunimin me palën kineze në fushën ekonomiko-tregtare, energjetike, kulturore etj. Pala turke i përmbahet me këmbëngulje politikës së një Kine dhe respekton gjithmonë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës. Turqia e kundërshton e palëkundur terrorizmin e çfarëdo forme.
(Çan Yean/Artani)