Në fjalimin e mbajtur në aeroport Xi Jinping-u u shpreh se vizita e tij ka për qëllim thellimin e njohjes e të miqësisë dypalëshe dhe nxitjen e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë në të mirë të të dy popujve.
Nënkryetari Xi tha se, si vende të rëndësishme në zhvillim, Kina e Turqia kanë interesa të gjera të përbashkëta në ruajtjen e paqes botërore, përballimin e sfidave globale dhe nxitjen e zhvillimit të përbashkët. Kina dëshiron që marrëdhëniet e bashkëpunimit strategjik me palën turke të zhvillohen më tej.
(Çan Yean/Artani)