Nën gjendjen e tanishme të ndërlikuar rajonale, Kina dëshiron të forcojë më tej koordinimin dhe bashkëpunimin me Turqinë dhe së bashku me vendet dhe organizatat e këtij rajonit të bëjnë përpjekje për të nxitur bashkërisht paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Lindjen e Mesme.
Kështu u shpreh nënkryetari i Shtetit i Kinës, Xi Jinping, në një intervistë me shkrim për mediet turke. Lidhur me marrëdhëniet kino-turke, Xi Jinping vuri në dukje se Kina është e kënaqur me gjendjen aktuale të zhvillimit të marrëdhënieve kino-turke gjatë më shumë se 4 dekadave dhe ka besim të plotë për perspektivën e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. (Du/Albana)