Në Teheran, një delegacion i lartë i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atonike ka filluar bisedimet me autoritetet vendase në përpjekje për të verifikuar pretendimet se Irani kërkon të zhvillojë armë bërthamore.
Kina shprehu përkrahjen e saj për mbarëvajtjen e dialogut midis Teheranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei, tha të martën se dialogu dhe bashkëpunimi dhe do të sjellin përparimin aktiv për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Ministria e Jashtme e Kinës përshëndeti vizitën e delegacionit të IAEA-s dhe shprehu bindjen se kjo do të jetë në dobi të zgjidhjes së gjithanshme dhe të përshtatshme të çështjes bërthamore të Iranit. (Du/Leftion Peristeri)