PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani shpall ndalimin e shitjes së naftës për kompanitë britanike e franceze
2012-02-20 09:40:58 cri komenti juaj Printoni

Më 19 shkurt Ministria e Naftës e Iranit shpalli në uebsajtin e saj se Irani ka ndaluar shitjen e naftës për kompanitë britanike e franceze.

 

Zëdhënësi i kësaj ministrie Alireza Nikzad-Rahbari tha se Irani ka klientët e vet dhe nuk ka asnjë problem për shitjen e naftës. Ai u shpreh se Irani do t'ua shesë naftën klientëve të rinj.


lidhur me këtë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei u bëri thirrje po atë ditë në Pekin palëve të ndryshme të rikthehen në orbitën e dialogut. 

 

Më 15 shkurt Televizioni Iranian i Lajmeve njoftoi se Irani vendosi të ndalojë shitjen e naftës për Francën, Holandën, Italinë, Spanjën, Greqinë dhe Portugalinë. Por ky lajm u mohua nga pala zyrtare iraniane.

 

Industria e naftës është sektori më jetik në ekonominë iraniane. Si vendi prodhues i naftës i dytë për nga madhësia në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK), Irani eksporton 2.6 milionë fuçi nafte në ditë, rreth 20 % nga të cilat në vendet e BE-së, duke përfshirë kryesisht Italinë, Spanjën dhe Greqinë.

 

Franca nuk është vend kryesor importues i naftës iraniane, ndërsa Britania e ndaloi importimin e kësaj nafte në 3-mujorin e tretë të vitit të kaluar. (Çang Çuo/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China