PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping mbështet stabilitetin e Eurozonës
2012-02-20 09:31:19 cri komenti juaj Printoni

Nënkryetari i shtetit kinez Xi Jinping tha se Pekini do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Udhëheqësi kinez i bëri këto deklarata gjatë bisedës që zhvilloi të dielën me kryeministrin irlandez Enda Keni.

Lidhur me marrëdhëniet mes Kinës dhe BE-së, Xi tha se si partnerja e gjithanshme strategjike evropiane, Kina i kushton rëndësi monedhës së përbashkët europiane dhe të ardhmes së saj dhe është në favor të stabilitetit të Euros dhe si rrjedhojë ekonomisë së Eurozonës.

Përsa i përket mosmarrëveshjeve, Xi propozon që ato të trajtohen me respekt dhe në frymën e miqësisë. Sipas nënkryetarit të shtetit kinez, Pekini është i bindur se Bashkimi Evropian është në gjendje t'i nxisë reformat e duhura për kapërcimin e krizës.

Ndërkohë, kryeministri irlandez Enda Keni tha se vend i tij i përmbahet me konsekuencë qëndrimit për politikën e "një Kine". Ai shpreson se të dyja palët mund të forcojnë bashkëpunimin. Sipas Kenit, Irlanda do të luajë një rol aktiv edhe për nxitjen e marrëdhënieve kino-evropiane.

Pas bisedimeve, udhëheqësit e dy vendeve morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh për tregtinë, arsimin dhe investimet. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China