Pas përpjekjeve mbi 30-vjeçare pas reformës dhe hapjes populli kinez ka gëzuar hapjen dhe lirinë. Cështja e të drejtave të njeriut në Kinë ka arritur suksese të dukshme. Kështu u shpreh më 20 shkurt, nënkryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping në Dublin, gjatë takimit me presidentin irlandez Michael Higins. Xi Jinping tha se çelësi i suksesit është se Kina ka gjetur një rrugë zhvillimi që përshtatet me gjendjen. Kina do të ecë me vendosmëri në këtë rrugë. thote Xi Jinping.
Nga ana e tij, Michael Higins u shpreh se përballë sfidave globale, Irlanda dëshiron të zhvillojë bisedime me Kinën lidhur me të ardhmen dhe të thellojë bashkëpunimin për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. (Du)