Komandanti i forcave tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike Mohamed Pakpour bëri të ditur se këto forca do të nisin sot zhvillimin e manovrave ushtarake nën emrin e koduar "Agimi"
Agjencia iraniane e Lajmeve Mehr citoi fjalët e Pakpourit duke thënë se manovrat e kësaj here do të zhvillohen në rajonin e shkretëtirës në mes të Iranit dhe në provincën Jazd, me qëllim që të ngritet niveli i përgatitjes për luftë të këtyre trupave duke paraqitur aftësinë e tyre kundër kërcënimeve të forcave ushtarake nga "kundërshtarët jo rajonal".
Manovrat ushtarake "Përkrahja për kujdestarët" përfunduan më 6 shkurt në jug të Iranit. (U Sen/Albana)