Në mbrëmjen e ditës së djeshme nënkryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping përfundoi vizitën zyrtare 5-ditore në SHBA. Ai u largua nga Los Anxhelosi për të vazhduar turneun e tij në Irlandë dhe Turqi.
Gjatë vizitës në SHBA, Xi Jinping vizitoi Uashingtonin, shtetin e Iouas dhe Los Anxhelosin, duke marrë pjesë në 30 aktivitete dhe duke zhvilluar takime me personalitete të lartë të fushave politike, ekonomike dhe akademike.
Të dyja palët shkëmbyen sinqerisht dhe thellësisht mendimet mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe mbi problemet me interes të përbashkët, duke arritur konsensus mbi çështje të rëndësishme. U nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi në fushat e investimit, të bujqësisë, të karantinës etj. Gjithashtu, u nënshkruan edhe marrëveshjet e tregtisë dhe të investimit në fushat elektronike, të telekomunikacionit, të bujqësisë, të energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit. Kjo vizitë u konsiderua e suksesshme pasi u realizua mirëkuptimi, u rrit besimi reciprok, bashkëpunimi dhe nxitja e miqësisë dypalëshe. (U Sen/Albana)