PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA-ja dhe BE-ja: Përgjigjja e Iranit, hap pozitiv
2012-02-18 20:18:35 cri komenti juaj Printoni
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian shprehën të premten optimizëm lidhur me shqyrtimin e një letre që ka cuar Irani për rifillimin e bisedimeve bërthamore.

Pas takimit në Uashington me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Katerin Eshton (Catherine Ashton), sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton (Hillary Clinton) i kërkoi Iranit të premtojë që me rifillimin e bisedimeve bërthamore të bëjë përpjekje të vazhdueshme për arritjen e rezultateve në bisedime.

Eshtoni shprehu "optimizëm të rezervuar" për rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin.

Letra e negociatorit iranian për çështjen bërthamore, Saed Xhalili (Saeed Jalili), e dërguar Eshtonit më 14 shkur ishte një përgjigje, ku shprehet përshëndetje për gatishmërinë e 6 vendeve për kthimin në bisedimet bërthamore dhe thuhet se është i gatshëm për rifillimin e bisedimeve me këto vende.

Vendet perëndimore e kanë mbajtur përgjigjen me letër nga Irani si kusht paraprak për rifillimin e bisedimeve. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China