PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping takohet me ligjvënësit amerikanë
2012-02-16 20:08:46 CRI Komenti juaj Printoni

Nënkryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, u takua të mërkurën me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner si dhe me senatorët përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, Harry Reid dhe Mitch McConnell.

Gjatë takimit me Boehner, Xi Jinping tha se gjatë 40 viteve të fundit, marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA kanë patur zhvillime të shumta, çka tregon se bashkëpunimi me interes reciprok është prioritar dhe se interesat e përbashkëta janë më të rëndësishme se dallimet mes palëve.

Duke folur për të drejtat e njeriut, Xi Jinping u shpreh se qeveria kineze do të përqëndrohet edhe më shumë në këtë drejtim dhe është e gatshme që të zhvillojë dialog me SHBA në bazë të barazisë dhe respektit të ndërsjelltë.

Lidhur me situatën në Siri dhe problemin bërthamor të Iranit, Xi Jinping u shpreh se Kina mbështet politikën e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe shtoi se Pekini nuk mbështet asnjë vend në Lindjen e Mesme që zotëron këto armë.

Qeveria kineze, sipas Xi Jinping, mendon se palët duhet të përqëndrohen tek dialogu, për të gjetur një zgjidhje paqësore mbi problemin bërthamor të Iranit. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China