PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fjalimi politik i Xi Jinping: "Të forcohet bashkëpunimi"
2012-02-16 14:11:58 CRI Komenti juaj Printoni

Nënkryetari kinez Xi Jinping deklaroi se miqësia dhe bashkëpunimi kino-amerikan në një plan të përgjithshëm vështirë se mund të ndalen. Deklarata erdhi gjatë një fjalimi të rëndësishëm politik në Uashington, gjatë vizitës së tij zyrtare pesëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Xi Jinping bëri një propozim katër pikësh për të thelluar marrëdhëniet kino-amerikane.

Nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping tha se të dy vendet duhet të punojnë së bashku duke i kthyer marrëdhëniet dypalëshe në shembull në shekullin e XXI. Për këtë qëllim ai parashtroi katër pika.

"Së pari, ne duhet të rrisin mirëkuptimin dhe besimin reciprok. Siç thotë një shprehje kineze, njerëzit nuk mund të merren parasysh nëse ata nuk janë të besueshëm. Kur nënpresidenti Joe Biden vizitoi Kinën në gushin e shkuar, ai tha se rritja e Kinës nuk është dorëzim i SHBA-së. Ne të dy vendet, duhet të rrisim dialogun dhe shkëmbimet."

Xi Jinping theksoi se, pas vendosjes se tyre, shkëmbimet mes dy palëve kane ardhur vetëm duke u zgjeruar. Kështu ai u bëri thirrje të dy palëve për të thelluar bashkëpunimin duke krijuar një situatë të favorshme.

"Thelbi i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes dy palëve është përfitimi i përbashkët. Tregtia dypalëshe është rritur me 180 herë që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike 33 vjet më parë."

Nënkryetari Xi Jinping nënvizoi se çekuilibri tregtar mes Kinës dhe SHBA-së mund të zgjidhet nëse SHBA-ja heq kufizimet e eksportit drejt Kinës për mallrat civile dhe teknologjinë e lartë.

Dy pikat e tjera të mbrojtura nga nënkryetari për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe janë respektimi i interesave bazë dhe shqetësimeve të njëri-tjetrit si edhe koordinimi i bashkëpunimit në çështjet ndërkombëtare dhe globale.

Xi Jinping beson përpjekje të tilla, do të ngrenë në një nivel të ri marrëdhëniet dypalëshe. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China