Më 14 shkurt, pas takimit në Uashington të nënkryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping me presidentin amerikan Barak Obama, mbi bazën e konsultimeve pala kineze dhe pala amerikane publikuan "Deklaratën e përbashkët lidhur me forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kinës dhe SHBA-së". Në këtë deklaratë thuhet se të dyja palët ranë dakord të nxitin zhvillimin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të partneritetit kino-amerikan sipas parimeve të respektit e leverdisë së ndërsjellë dhe të përfitimeve të përbashkëta. Brenda kornizës së dialogut strategjik e ekonomik kino-amerikan, të dyja palët do të nxitin rritjen e vazhdueshme, tregtinë dhe investimet ndërkufitare, zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Të dyja palët janë të angazhuara të forcojnë bashkëpunimin makroekonomik. Kina dëshiron të shtojë importimin e produkteve nga SHBA-ja, duke përfshirë edhe ato të teknologjisë së lartë. Pala kineze ritheksoi se do të nxitë si kurdoherë investimet e huaja.
Kina e ShBA-ja vendosën gjithashtu të diskutojnë për lehtësimin e procedurës së dhënies së vizave, për të nxitur më tej shkëmbimet ndërmjet të dyja vendeve.
(Du/Artani)