Vizita e Xin Jinpingut në SHBA, pozitive dhe e rëndësishme
Në një konferencë shtypi të organizuar më 14 shkurt në Uashington, zv.ministri i Jashtëm i Kinës Cui Tiankai u shpreh se programi i vizitës në SHBA të nënkryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping është i ngjeshur dhe përmbajtja e saj është e pasur. Sipas z. Cui, kjo vizitë është pozitive dhe ka një rëndësi të madhe.
Numri dy i diplomacisë kineze tha se vizita e z. Xin Jinping në ShBA ka për qëllim të nxitë përsosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të partneritetit mbi bazën e respektit e të leverdisë reciproke dhe të përfitimeve të përbashkëta, sipas unanimitetit të mendimeve të arritur nga kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti amerikan Barak Obama.
Z. Cui Tiankai vuri në dukje se interesat e përbashkëta të Kinës e të SHBA-së janë shumë më të mëdha sesa dallimet ekzistuese. (Du/Artani)