PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping-u: Kina do të nxitë çështjen e të drejtave të njeriut
2012-02-15 20:01:55 CRI Komenti juaj Printoni

Më 14 shkurt nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që po bën një vizitë në ShBA, tha në Uashington se Kina do të nxitë pandërprerë zhvillimin e mëtejshëm të çështjes së të drejtave të njeriut. Z. Xi i shprehu këto gjatë fjalës që mbajti në drekën e shtruar për nder të tij nga nënpresidenti amerikan Joseph Biden dhe sekretarja e Shtetit Hillary Klinton. Ndër të tjera ai tha se gjatë mbi 30 vjetëve pas reformës dhe hapjes ndaj botës, Kina ka arritur suksese të mëdha në çështjen e të drejtave të njeriut. Zv.kryetari kinez i shtetit theksoi se, mbështetur në barazinë dhe respektin e ndërsjellë, Kina dëshiron të zhvillojë dialog dhe shkëmbime të hapura e konstruktive me SHBA-në dhe vendet e tjera të botës për të shtuar njohjen, për të pakësuar divergjencat, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të përparuar bashkërisht. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China