PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama: SHBA-ja mirëpret rritjen paqësore të Kinës
2012-02-15 09:46:38 CRI Komenti juaj Printoni

Nënkryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim me presidentin amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Siç u njoftua nga korrespondenti i RJK-së Su Yi, ky takim është pjesë e vizitës pesëditore të z.Xi në SHBA.

Gjatë takimit, Xi Jinping theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Pekinit dhe Uashingtonit.

"Qëllimi kryesor i vizitës sime është për të konkretizuar konsensusin e arritur mes jush dhe kryetarit të Shtetit të Kinës Hu Jintao si dhe për të nxitur forcimin e marëdhënieve kino-amerikane, ku të dyja palët të punojnë së bashku për thellimin e bashkëpunimit në bazë të respektit dhe interesave reciproke."

Nga ana e tij Obama theksoi se SHBA-ja mirëpret rritjen paqësore të Kinës.

"Gjatë gjithë këtij procesi, unë e kam theksuar gjithmonë që SHBA-ja mirëpret rritjen paqësore të Kinës, ne besojme që një Kinë e fortë dhe e lulëzuar do t'i sjellë stabilitet dhe lulëzim rajonit dhe botës. Ne presim të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit që jemi përpjekur ta ndërtojmë gjatë 3 vjetëve të fundit."

Obama theksoi që pala amerikane është e gatshme të punojë me Kinën lidhur mbi çështjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çështjet bërthamore të Iranit dhe Gadishullit Korean.

"Ne shpresojmë që Kina të vazhdojë rolin e saj në rritje lidhur me çështjet ndërkombëtare. Jemi të bindur që Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të zhvillojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi, që do të jenë në favor të stabilitetit, rendit dhe sigurisë dhe në fund të fundit do të sigurojnë një jetë më të mirë për dy popujt tanë."

Ndërsa gjatë takimit me homologun e tij amerikan Xho Bajden, Xi Jinping theksoi që Kina është e gatshme të vazhdojë përpjekjet për zbutjen e tensioneve në Siri.

Ai theksoi gjithashtu se qëndrimi i Kinës për çështjen e Sirisë është për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, në përputhje me parimet ndërkombëtare.

Xi Jinping pritet të vizitojë edhe Iouan dhe Los Anxhelosin gjatë ditëve në vijim. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China