Adhurues dhe muzikantë nga e gjithë bota mbetën të shokuar nga lajmi i vdekjes së këngëtares amerikane Whitney Houston.
Ikona 48-vjeçare e popit u gjet e vdekur të shtunën në dhomën e saj të hotelit Beverly Hilton në Los Angeles.
Këngëtarja e njohur për baladat e fuqishme si "I will always love you" pati një histori droge dhe abuzimi, çka është e pritshme të jetë shkaku, javë përpara se analizat toksikologjike të përcaktojnë vdekjen e saj.
Houston ndodhej në Los Angelos për të performuar në prag të çmimeve Grammy në festën e producentit të saj Clive Davis', ku dhe i është prezantuar botës muzikore dy dekada më parë.
Muzikantët nderuan kontributin e këngëtares së larguar tashmë nga jeta në festën e prag çmimeve Grammy,.
Këngëtarja Alicia Keys foli se sa shumë e ka frymëzuar Houston në fëmijërinë e saj.
"Është e pabesueshme; dua të them që të jesh një vajzë e vogël, që rritesh duke parë këtë grua jashtëzakonisht të bukur, që në atë kohë ishte vetë një fëmijë. Po flas për Whitney-n këtu. Dhe dëshiroj të këndoj 'Oh, I wanna dance with somebody'."
Edhe në Kinë adhuruesit e saj mbetën të shokuar dhe të pikëlluar nga vdekja e papritur e mbretëreshës Pop-it.
Interneti u pushtua nga nderimet për këngëtaren Houston, ku më shumë se 700.000 mikro-blogrsa postuan kujtimet në kinezen Weibo.com.
Këngëtarja kishte shumë adhurues në Kinë, ku në vitin 2004 ajo dha një koncern në Shangai.
Fituesja e çmimit Grammy ishte një super yll i muzikës në vitet 80' dhe 90', pas shitjes në të gjithë botën të mbi 170 milionë albume.
Whitney Houston gjithashtu fitoi shumë famë ndërkombëtare pas pjesëmarrjes si protagoniste në filmin e vitit 1992 "The bodyguard (Truproja)". (Leftion Peristeri)