Në Xi'an, ish-kryeqytetin antik të Kinës do të ndërtohet muzeu i parë arkeologjik. Xi-an-i ndodhet në provincën veriperëndimore Shaanxi.
Muzeu arkeologjik do të zërë një hapësirë prej 10 hektarësh në Qujiang, në juglindje të distriktit të Xi'an-it.
Ajo do të përbëhet nga katër seksione kryesore përfshirë një zonë ekspozimi, veçanërisht për materialet arkeologjike një zonë për pjesëmarrjen e publikut në veprimtari të ndryshme dhe një tjetër për industrinë kulturore. (Leftion Peristeri)