Më 27 janar zëdhënësi i Komisionit të Energjetikës të Parlamentit Iranian Imad Hoseini u shpreh se sanksionet e Bashkimit Evropian mbi eksportin e naftës iraniane do të dëmtojnë vetë ekonominë e këtij Bashkimi dhe se Evropa nuk mund të shpëtojë nga lëkundja e çmimit ndërkombëtar të naftës e shkaktuar nga sanksionet. Nëse Irani ndalon furnizimin me naftë në Bashkimin Evropian, ekonomia greke, ekonomia italiane dhe ajo spanjolle do të paralizoheshin të parat.
Siç bëhet e ditur, më 29 janar parlamenti iranian do të diskutojë lidhur me propozimin për ndalimin e furnizimit me naftë të Bashkimit Evropian. Në këtë propozim i rekomandohet qeverisë të ndalojë furnizimin e BE-së me naftë javën e ardhshme. (Fani/Artani)