Kina kundërshtoi vendosjen e vazhdueshme të sanksioneve ndaj Iranit dhe kërkoi nga palët që ndërmarrjen e veprimeve në favor të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Një deklaratë e Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Jashtme të Kinës, theksoi të enjten se "Kina përkrah vazhdimisht zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare nëpërmjet dialogut dhe koordinimeve të ndërsjella".
Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon foli lidhur me çështjen e Iranit dhe theksoi një ditë më parë se zgjidhja paqësore e konfliktit është opsion i vetëm.
Të mërkurën, anëtari i Komisionit të Energjetikës pranë Parlamentit të Iranit, Nasser Soltanieh, deklaroi se parlamenti po konsideron ndaljen e furnizimit me naftë të Bashkimit Europian.
Po të njëjtën ditë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Ramin Mehmanparast, e quajti pjesë të fushatës elektorale deklaratën e presidentit amerikan Barack Obama përpara Kongresit për të ndaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)