PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Teherani dënon sanksionet e BE-së
2012-01-25 19:39:02 cri komenti juaj Printoni
Zyrtarët në Teheran kanë shprehur skepticizmin e tyre nëse Bashkimi Europian do të zbatojë sanksionet e vendosura së fundi për naftën iraniane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Naftës, Alireza Nikzad Rahbar tha se embargoja mund të tërhiqet përpara se të hyjë në fuqi.

"Kjo çështje pikësëpari është propagandë. Ka mundësi të bëhet realitet, prandaj BE ka kërkuar gjashtë muaj, për të testuar tregun dhe më pas të zbatojë sanksionet. Megjithatë, kjo propagandë do t'a dëmtojë BE-në, sepse nafta po shtrenjtohet. Nëse çmimi i naftës vijon të rritet, vendet europiane do të përballen me probleme", tha Rahbar

Udhëheqësit europianë vendosën një embargo të menjëhershme për kontratat e reja që kanë lidhje me naftën iraniane dhe nënproduktet e saj, por lejuan zbatimin e kontratave aktuale deri në verë.

Sanksionet europiane gjithsesi nuk patën impakt të dukshëm në çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë luftëanijet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shoqëruara dhe nga ato britanike dhe franceze, bënë kalimin e një aeroplan-mbajtëseje në Ngushticën e Hormuzit, të cilën autoritetet iraniane kanë kërcënuar se do t'a mbyllin në shenjë proteste ndaj sanksioneve të BE-së. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China