PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Analistët: "Çështja bërthamore e Iranit mund të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve"
2012-01-22 20:28:01 cri komenti juaj Printoni

Analistja Amanda Paul nga "Qendra e Politikës Europiane" komentoi qëndrimin e fundit të BE-së, SHBA-ve dhe Gjermanisë, të cilat kanë shprehur dëshirën që Irani të rikthehet në bisedimet për çështjen bërthamore.

Sipas Paul, kjo do të thotë se nësë Irani ka vullnet, problemi bërthamor mund të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.

Analistja Amanda Paul është e mendimit se qëndrimet e BE-së, SHBA-së e të Gjermanisë mund të konsiderohen si reagime pozitive.

Më herët, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe ministri i jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle, gjatë një konference për shtyp në Uashington, i bënë thirrje Iranit që të përfshihet në bisedimet gjashtë-palëshe për çështjen bërthamore

Ndërkohë Ataollah Salehi, që po viziton Turqinë tha se Irani nuk planifikon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit dhe se synimi është që të rifillojnë menjëherë bisedimet dhe të ulet tensioni.(U Sen/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China