PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MPJ: Vizitë e suksesshme e Wen Jiabao-s në vendete gjirit Persik dhe Nepal
2012-01-20 10:44:39 cri komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës e konsideroi të suksesshme dhe frytdhënëse turneun e vizitave të kryeministrit Wen Jiabao në Nepal, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, nga 14 deri 19 janar.

Kryeministri kinez mori pjesë njëkohësisht në ceremoninë e hapjes së samitit të 5-të botëror mbi energjinë e së ardhmes.

Pas vizitës, ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi që e shoqëroi kryeministrin Wen Jiabao, deklaroi se vizita ishte një hap i madh diplomatik në fillimin e vitit të ri. "Vizita arriti rezultate të shumta dhe ishte e suksesshme," tha ministri Yang.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Wen Jiabao mori pjesë në mbi 40 aktivitete dypalëshe dhe shumëpalëshe, si edhe mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së samitit të 5-të botëror mbi energjinë e së ardhmes, ku shpjegoi idetë e zhvillimit dhe politikat e Kinës në rrugën e zhvillimit të gjelbër të vazhdueshëm.

"Kina dëshiron të nxitë besimin reciprok dhe të forcojë bashkëpunimin strategjik me vendet arabe, organizatat ndërkombëtare, rajonale etj," shtoi ministri i Jashtëm.


Vizita e kryeministrit Wen Jiabao në Napel ishte e para në 10 vjet. Gjatë takimit që zgjati 4 orë, Wen Jiabao zhvilloi bisedime me presidentin, kryeministrin e Nepalit dhe autoritete të tjera të larta të vendit. Ai paraqiti masat e marra nga pala kineze mbi zgjerimin e bashkëpunimit konkret mes dy palëve mbi bazën e leverdisë reciproke.

Gjatë vizitës në tre vende të gjirit, Wen Jiabao u takua me liderët më të lartë dhe vlerësoi roli e rëndësishëm të luajtur nga tri vendet në botën islamike. Ata shkëmbyen mendime dhe ranë dakord mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, forcimin e besimit reciprok dhe të miqësisë dhe nxitjen e bashkëpunimit me leverdi reciproke.

Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi, u shpreh se tani situata ndërkombëtare e rajonale është ndërlikuar.

"Kina kërkon zhvillimin e më tejshëm të miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit me leverdi reciproke midis vendet e Azisë Jugore dhe atyre të gjirit Persik."

Marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve rajonale përballohen me shanse e sfida. Vizita e kryeministrit Wen Jiabao, arriti qëllimin për thellimin e besimit reciprok politik, forcimin e shkëmbimeve, nxitjen e miqësisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

Kjo vizitë do të luajë rol të rëndësishëm për krijimin e mjedisit të mirë rreth Kinës, për nxitjen e marrëdhënieve miqësore të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të gjirit dhe për realizimin e zhvillimit të përbashkët. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China