Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Katar, në mëngjesin e 19 janarit kryeministri kinez Wen Jiabao u nis nga kryeqyteti i këtij vendi Doha për në atdhe.
Wen Jiabao e vizitoi Katarin me ftesën e homologut të vet Sheikh Hamad. Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri kinez në këtë vend. Gjatë takimit, të dyja palët shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e bashkëpunimit miqësor dhe problemet të tjera rajonale me interes të përbashkët. Ata shprehën njëzëri dëshirën për të nxitur zhvillimin në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Katari ishte ndalesa e tretë dhe e fundit e turneut 6-ditor të kreut të qeverisë kineze në vendet e Gjirit. Para Katarit ai vizitoi edhe Arabinë Saudite e Emiratet e Bashkuara Arabe.
(Çan Yean/Artani)