PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao, besim për marrëdhëniet midis Kinës dhe Katarit
2012-01-19 10:34:30 cri komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Wen Jiabao, që ndodhej për vizitë në Katar, konsideroi se zhvillimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve arabe ka themele të forta politike dhe opinionin publik. "Të dyja palët dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme dhe të nxitim zhvillimin ekonomik e shoqëror në vendet tona," tha Wen Jiabao. Ai shprehu besim për të ardhmen e marrëdhënieve të Kinës me vendet arabe.

Komentet e tij kryeministri Wen Jiabao i bëri gjatë takimit me Emirin e Katarit, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al-thani. Wen Jiabao tha vizita e tij në vendet arabe i shërben përhapjes së miqësisë së popullit kinez për vendet arabe. "Kina dëshiron që së bashku me Katarin të bëjë përpjekje për nxitjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit të nivelit të lartë," shtoi Web Jiabao.

Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-thani u shpreh se vizita e kryeministrit kinez në Katar, pati shumë rezultate. "Katari do të bëjë përpjekje të nxitë bashkëpunimin miqësor midis dy vendeve në fusha të ndryshme dhe do të zbatojë projektet për të cilat është rënë dakord," nënvizoi sheiku.

Të dy vendet dhe do të forcojë bashkërendimin në çështjet rajonale e ndërkombëtare dhe do të nxitin marrëdhëniet dypalëshe të nivelit të lartë.

Emiri është lideri më i lartë i vendit dhe komandanti i forcave të armatosura. Ai zotëron të drejtat më të larta në drejtimin e vendit. (Çang Çuo/Leftioni)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China