PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani: Vrasja e ekspertit bërthamor nuk ndikon në vullnetin tonë për të rinisur bisedimet
2012-01-19 20:50:36 cri komenti juaj Printoni

Televizioni informativ i Iranit njoftoi se më 17 janar ministri i Jashtëm iranian Ataollah Salehi u shpreh që, me gjithë vrasjen këtë muaj të një eksperti bërthamor iranian, Irani përsëri dëshiron që, së bashku me vendet përkatëse, të rifillojë bisedimet mbi problemin e vet bërthamor.

Salehi tha se, ndonëse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk ka të drejtë të publikojë informacione sensitive mbi veprimtarinë bërthamore të vendeve anëtare, për fat të keq ky institucion nuk ka përmbushur detyrimet përkatëse.

Po më 18 janar ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha në Moskë se Irani është gati për të rifilluar bisedimet me gjashtë vendet përkatëse lidhur me problemin bërthamor. Ai shtoi gjithashtu se përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po kontaktojnë me palën iraniane për caktimin e datës së këtyre bisedimeve. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China