Më 18 janar kryeministri kinez Wen Jiabao arriti në Doha të Katarit për një vizitë zyrtare në këtë vend.
Në fjalimin e mbajtur në aeroport Wen Jiabao tha se, gjatë 24 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina e Katari kanë zhvilluar bashkëpunim efektiv në fushën politike, ekonomiko-tregtare, energjetike, kulturore etj. dhe kanë ruajtur bashkërendimin e mirë në çështjet ndërkombëtare e rajonale. Kreu i qeverisë kineze shprehu bindjen se vizita e tij do të forcojë më tej njohjen e miqësinë midis dy popujve. (Fani)