PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao takohet me Ban Ki Munin
2012-01-17 19:51:21 cri komenti juaj Printoni

Më 16 janar, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministri kinez Wen Jiabao pati një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun.

Gjatë takimit, Wen Jiabao tha se tani ekonomia botërore po mëkëmbet ngadalë dhe në disa rajone ende po ndodhin trazira. Veç këtyre, problemet si siguria ushqimore e energjetike dhe ndryshimi i klimës po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Kryeministri kinez theksoi se OKB-ja luan një rol të pazëvendësueshëm në nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar e në bashkërendimin e veprimeve të palëve të ndryshme dhe tha se Kina mbështet luajtjen e një roli më të rëndësishëm nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së për një sukses më të madh.

Wen Jiabao u shpreh po ashtu se zhdukja e varfërisë është kyçi i zhvillimit të vazhdueshëm. Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojnë vendet në zhvillim të përballojnë në mënyrë të përshtatshme vështirësitë gjatë kalimit në ekonominë e gjelbër, duke u ofruar atyre fondet dhe teknologjinë përkatëse.

Ban Ki Muni u shpreh nga ana e vet se situata botërore po ndryshon shumë dhe se Kina ka luajtur rol të rëndësishëm në realizimin e objektivave të mijëvjeçarit të OKB-së e në zgjidhjen e problemeve rajonale. Kreu i OKB-së falënderoi për mbështetjen e Kinës në punët e OKB-së, duke u shprehur që OKB-ja është e gatshme që të forcojë komunikimin me palën kineze për paqen botërore dhe të përpiqet së bashku me të për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të botës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China