PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, më shumë bashkëpunim me vendet e Gjirit
2012-01-16 11:04:07 cri komenti juaj Printoni

Kinë është duke intensifikuar përpjekjet për të shtuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me vendet e Gjirit Persik. Kryeministri kinez, Wen Jiabao, i cili po zhvillon vizita zyrtare në këto vende, takoi të dielën në Riad, kryeministrin e Arabisë Saudite Abdullah Bin Abdul Aziz. Të dy zyrtarët u shprehën të gatshëm të shtojnë përpjekjet rritjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Për kryeministrin kinez Wen Jiabao, në skenën e ndryshimeve rajonale e ndërkombëtare, Kina dëshiron të forcojnë bashkëpunimin për çështjet e rëndësishme strategjike.

"Të zhvillojnë marrëdhëniet e partnerit, të bashkëpunojmë për energjinë në të gjithë drejtimet dhe do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat tregtare, të investimeve, të infrastrukturës, të teknologjisë së lartë, financiare dhe sigurisë," tha kryeministri kinez.

Duke folur për situatën në Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore, Wen Jiabao tha se Kina i respekton zgjedhjet e popujve në rajon e vendet dhe kupton e përkrah kërkesat e tyre për revolucion. "Përkrahim rolin e luajtur nga organizatat rajonale si Lidhja Arabe, për ruajtjen e stabilitetit," shtoi Wen Jiabao.

Kryeministri i Arabisë Saudite, Abdullah Bin Abdul Aziz, ndau të njëjtat qëndrime me kryeministrin kinez për situatën rajonale. "Arabia Saudite dëshiron të forcojnë bashkëpunimin me Kinën," tha Abdul Aziz. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China