PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao fillon vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe
2012-01-16 19:18:31 cri komenti juaj Printoni

Më 16 janar kryeministri kinez Wen Jiabao mbërriti në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi, duke filluar vizitën e vet zyrtare në këtë vend.

Në fjalimin e mbajtur në aeroport, Wen Jiabao tha se gjatë 28 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kina dhe Emiratet e Bashkuara kanë arritur zhvillimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit miqësor në fusha të ndryshme, si në politikë, ekonomi dhe kulturë, duke marrë frytet e pasura të këtij bashkëpunimi. Për këtë arsye, pala kineze u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe dhe është e gatshme që të zgjerojë e të thellojë pandërprerë bashkëpunimin konkret mes të dy palëve, në të mirë të të dy popujve.

Kreu i qeverisë kineze shprehu po ashtu besimin se kjo vizitë do të forcojë më tej miqësinë mes dy vendeve e popujve dhe do të nxitë më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas programit të vizitës, kryeministri Wen Jiabao do të takohet me liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe, si edhe do të marrë pjesë në samitin e 5-të botëror të energjisë së të ardhmes.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China