Nga 16 deri më 19 janar do të zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe Samiti i 5-të Botëror i Energjisë së të Ardhmes. Pjesëmarrësit në të do të diskutojnë për temat lidhur me energjinë e përtëritshme. Në këtë samit do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalim edhe kryeministri kinez Wen Jiabao.
Tema kryesore e samitit është "Nxitja e risive të vazhdueshme". Gjatë samitit do të zhvillohet edhe një ekspozitë e madhe, ku do të paraqiten produkte e shërbime të fundit në fushën e energjisë së përtëritshme. (Fani/Artan)