Sindikata kryesore e sektorit privat në Greqi thotë se nuk do të pranojë asnjë ulje të pagës minimale ose shkurtim të shpërblimeve në sektorin privat. Kjo deklaratë vjen pas një takimi me kryeministrin grek Papademos Lukas për të diskutuar lidhur me ndryshimet në kontratat e punës në sektorin privat. Ndryshimet e propozuara përfshijnë një ngrirje të pagave, si edhe uljen e pagës minimale dhe të shpërblimeve.
Dimitris Daskalopulos, kryetari i Federatës së Industrive Greke (SEV), thotë:
"SEV-i do të bëjë çfarë të mundet që paga minimale të mos preket. Ajo që na kërkohet të bëjmë në këto rrethana dramatike dhe kohë të vështira për ekonominë, është të shohim se si mund të kemi një nivel të ri ekuilibri në koston e punës për të ndihmuar punësimin dhe konkurrencën "
Deri tani sektori privat kishte mbetur i paprekur ndaj masave shtrënguese të qeverisë greke, edhe pse vende pune kanë humbur për shkak të recesionit.
Huadhënësit ndërkombëtarë thonë se ekonomia greke ka nevojë të rritë konkurrueshmërinë duke i bërë pagat më elastike. (Artani)


















