PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Veriut: Jo më marrëdhënie me qeverinë e Li Mjung Bakut
2011-12-30 20:05:36 cri komenti juaj Printoni
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë, më 30 dhjetor Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare i Koresë së Veriut tha në një deklaratë se vendi i tyre nuk do të ketë më kurrë marrëdhënie me qeverinë koreanojugore të Li Mjung Bakut. Në deklaratë thuhet se, pas vdekjes së Kim Jong Ilit, duke mos marrë parasysh ndjenjat e të njëjtit komb, qeveria e Li Mjung Bakut pengoi personalitetet nga Koreja e Jugut të shkojnë për homazhe në Korenë e Veriut. Deklarata thekson se ngjarja me anijen “Cheoan” nuk ka lidhje me Korenë e Veriut, ndërsa sulmi me artileri në ishullin Yin Ping ishte masë vetëmbrojtëse e marrë nga ushtria e Koresë së Veriut kundër kërcënimit. Sipas saj, me këto dy ngjarje qeveria e Li Mjung Bakut provokoi në shkallën më të lartë dinjitetin e Koresë së Veriut. Në deklaratë thuhet po ashtu se edhe në të ardhmen ushtria dhe populli i Koresë së Veriut do të vazhdojnë të marshojnë në rrugën e paqes, përparimit dhe të përmirësimit të marrëdhënieve midis dy Koreve dhe do të vënë në jetë “Deklaratën e përbashkët Veri-Jug” dhe “Deklaratën e paqes, të begatisë dhe të zhvillimit të marrëdhënieve Veri-Jug". (Du)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China