PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Veriut, shërbesë përkujtimore për Kim Jong Ilin
2011-12-29 17:41:21 cri komenti juaj Printoni
Koreja e Veriut zhvilloi të enjten një shërbesë të madhe përkujtimore për liderin suprem të saj Kim Jong Il, në sheshin "Kim Il Sung" të kryeqytetit Phenian.

Nënkryetari i Komitetit Qendror Ushtarak të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë koreanoveriorë morën pjesë në këtë shërbesë përkujtimore.

Shërbesa filloi në orën 11 sipas orës vendore. Fjalën e rastit në nderim të jetës dhe të veprës së Kim Jong Ilit e mbajti kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Supreme Popullore të Koresë së Veriut Kim Yong Nam.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë, në orën 12 të së enjtes, në kryeqytetin Phenian dhe në kryeqendrat e krahinave të tjera të vendit u bë qitje me breshëri, i gjithë populli koreanoverior mbajti heshtje për tre minuta dhe trenat e anijet u ranë borive.

Kim Jong Ili ndërroi jetë më 17 dhjetor, në moshën 69-vjeçare. (Wang Lei)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China