PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Veriut i jep lamtumirën e fundit Kim Jong Il-it
2011-12-28 16:12:52 cri komenti juaj Printoni

Më 28 dhjetor në kryeqytetin koreanoverior, u zhvillua ceremonia e lamtumirës për udhëheqësin suprem, të ndjerin Kim Jong Il. Në këtë ceremoni, morën pjesë nënkryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë së Punës të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Popullit Koreanoverior, Lee Young Ho, ministri i Forcave Popullore të Koresë së Veriut Kim Yong Chun, nënkryetari i Komitetit të Mbrojtjes Chang Sung Taek, si dhe liderët partiakë, politikë dhe ushtarakë në Korenë e Veriut, diplomatët e vendeve të ndryshme në Pyongyang dhe banorët e thjeshtë.

Po atë ditë, makina me trupin e pajetë të Kim Jong Il u nis nga Pallati Kumsusan dhe kaloi monumentet, ndërtesat dhe rrugët kryesore të kryeqytetit, ku dhjetra mijëra banorë dhe personalitete të qarqeve të ndryshme të kryeqytetit qëndronin buzë rrugës, për të dhënë lamtumirën e fundit për Kim Jong Il.

Sipas planifikimit, homazhet e fundit do të zhvillohen më 29 dhjetor.(Jiang Lei)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China